Sport

“Miqtë” e Ronaldinhos dhe Roberto Carlos ofruan një 'show' me plot gola... (video)

Skuadra e ish-mbrojtësit të Real Madridit fitoi me rezultatin 12-10. Ja kush ishin ‘miqtë’…

19 Qershor 2022, 17:10 Nga DOSJA

“Miqtë” e Ronaldinhos dhe Roberto Carlos ofruan një

SHBA - 'Miqtë' e Ronaldinhos dhe Roberto Carlosit nuk kanë zhgënjyer me shfaqjen që kanë bërë në 'The Beautiful Game!', që u luajt të shtunë në të gdhirë të dielën në stadiumin e Inter Miamit, skuadër në pronësi të David Beckham.

Përfundimi i ndeshjes 12-10 i la të lumtur të gjithë të pranishmit në stadiumin ‘Pink’, pasi natyra bamirëse e takimit të organizuar nga kompania 'Team DROB', administrator i së cilës është argjentinasi Damián Olivera Bergallo, koleksionisti më i madh në botë i figurinave të Lionel Messit.

“Miqtë” e Ronaldinhos dhe Roberto Carlos ofruan një

Vinicius Jr, Eder Militao, Aldair, Leandro Barbosa (ish-lojtar i NBA-së), Paulo Dybala, Joaquin Correa, Radamel Falcao, René Higuita, Carlos Valderrama, Arturo Vidal, Iván Zamorano, Diego Lugano, Paulazeric, David M. Evra, Blaise Matuidi,  Sebastian Frei, Nani, Patrick Kluivert, Marco Asensio, Marcos Llorente, Kevin Kurany, Hristo Stoichkov, Steve Nash (ish-lojtar NBA), Chad Ochocinco, Amauri dhe Denis Zakaria, shoqëruan ish-yjet e Barcelonës dhe Real Madridit, të cilët ishin kapitenët e skuadrave dhe asnjëri prej tyre nuk u zhgënjye në emisionin “miqësor” që u ofruan njerëzve në stadium, për të ofruar ndihmën e tyre bamirëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll