Sport

Manchester United i ka gati paratë për të firmosur me Frenkie De Jong!

Richard Arnold, administrator i klubit anglez, ia ka rrëfyer këtë një grupi tifozësh në një pijetore, të cilët ishin bërë të protestonin kundër pronarëve të “Djajve të Kuq”

19 Qershor 2022, 16:31 Nga DOSJA
Manchester United i ka gati paratë për të firmosur me Frenkie De

ANGLI - Richard Arnold, administrator i Manchester United, siguroi se klubi "po bën gjithçka që është e mundur" për të mbyllur marrëveshjen me Frenkie de Jong dhe se ata i kanë bërë gati paratë, paçka se ka "pengesa".

Drejtori i skuadrës angleze u takua me disa tifozë në një lokal në qytet, përpara se ata të bënin një protestë kundër pronarëve aktualë të klubit, familjes Glazer. Arnold, sipas fansave, ka bërë një përditësim mbi statusin e nënshkrimit të De Jong, pretendimi kryesor i Erik Ten Hag, trajnerit të ri të 'Djajve të Kuq'.

"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta mbyllur marrëveshjen. Kam disa ditë që po përpiqem ta mbyll, paratë janë aty, por ka gjëra në rrugën tonë që nuk mund t'i komentoj,"- tha menaxheri, i cili gjithashtu shtoi, se paratë nuk do të jenë problem. "Trajneri e do atë dhe puna është bërë. Ai është një lojtar i madh,"- ka shtuar ai.

De Jong, i cili mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2019 nga Ajax i Amsterdamit, nuk ka performuar në të njëjtin nivel në ‘Camp Nou’ si te skuadra e ‘harkëtarëve’. Kjo, së bashku me nevojën e Barcelonës për të fituar para, ka nxitur largimin e mesfushorit 25-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll