Sport

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio shijojnë pushimet luksoze në Karaibe: 1200 euro nata!

Çifti po feston tre vjetorin e martesës. Këtë herë ata kanë dashur ta shijojnë këtë destinacion, pa praninë e katër fëmijëve të tyre.

19 Qershor 2022, 16:12 Nga DOSJA

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio shijojnë pushimet luksoze në Karaibe:

KARAIBE - Sergio Ramos dhe Pilar Rubio prej disa ditësh janë me pushime dhe po shfaqin shumë detaje për t’u përfolur, sidomos për shkak të luksit që çifti po i jep vetes. Po këtë javë bifteku i veshur me ar, i porositur në një restorant, u komentua shumë.

Tashmë, çifti i famshëm është me pushime në Meksikë, atje po feston përvjetorin e tretë të martesës. Duket se ata janë në momentin më të mirë të lidhjes së tyre. Këtë herë ata kanë dashur ta shijojnë këtë destinacion, pa praninë e katër fëmijëve të tyre.

Në rrjetet sociale ata kanë treguar pushimet e tyre luksoze në Karaibe, ku festuan përvjetorin e martesës. Ata po qëndrojnë në një vilë luksoze që kushton 1200 euro nata. “Në derën e dhomës së tyre kishin edhe një fjongo për ta prerë para se të hynin”, sikur të ishte përurim.

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio shijojnë pushimet luksoze në Karaibe:

Në total, 8.400 euro do të shpenzohen këtë javë, vetëm në dhomën e hotelit që ndodhet në plazhet e San José del Cabo. Dhoma e gjumit ka pamje nga plazhi privat, që çifti mund të shijojë. Përveç kësaj, kompleksi ka pesë restorante me lloje të ndryshme ushqimesh, një spa apo një palestër, ku Sergio Ramos është parë duke u stërvitur.

Çifti ka postuar video në Instagram, ku në njërën prej tyre ata shihen duke shijuar pishinën dhe aty luajnë me një puthje pasionante. Me këtë udhëtim, prezantuesja dhe futbollisti, do të shuanin çdo lloj thashethemesh për lidhjen e tyre: “Janë shumë, shumë të afërt dhe shumë të lidhur, po bëjnë pushime shumë të nxehta”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll