Aktualitet

Ç'ndodhi në Tiranë gjatë 24 orëve? Dy persona të zhdukur, 5 në pranga për dhunë

Të zhdukur janë një 70-vjeçar dhe një 21-vjeçar. Familjarët e tyre kërkuan ndihmë në polici për gjetjen e të afërmve.

19 Qershor 2022, 11:40 Nga A.B
Ç'ndodhi në Tiranë gjatë 24 orëve? Dy persona
Policia Tirane

TIRANË- Në 24 orë janë vënë në pranga 5 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi janë denoncuar si të zhdukur nga familjarët e tyre. Policia njofton se në pranga kanë përfunduar dy persona, banues në Lushnje, pasi kanë ushtruar dhunë dhe kanë kanosur bashkëjetueset e tyre. Po ashtu, një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi i ka thyer e më pas ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës. Të zhdukur janë një 70-vjeçar dhe një 21-vjeçar. Familjarët e tyre kërkuan ndihmë në polici për gjetjen e të afërmve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit G. D., 54 vjeç, dhe E. D., 31 vjeç, të dy banues në Lushnjë, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases N. D. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti, ka kanosur me mjet prerës bashkëjetuesen e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasit: - A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Dhuna në familje", pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj; - A. Sh., 47 vjeç, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen M. I., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
-----
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit I. R., 39 vjeç, R. A., 63 vjeç, dhe Q. S., 58 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi gjatë një konflitki për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
-----
Më datë 18.06.2022, shtetasi L. B., 70 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi V. B., 39 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Gjithashtu, shtetasi F. M., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi F. M., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane zhduket 21-vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll