Aktualitet

'I kemi kursime'/ Media italiane: Gruaja e Kajmakut me llogari bankare 2 mln dollarë

Pak ditë më parë, bashkëshortja e Agim Kajmakut, Merita Kajmaku deklaroi se ka rreth 1.9 milionë dollarë kursime familjare e të ardhura nga biznesi

19 Qershor 2022, 11:35 Nga A.B
'I kemi kursime'/ Media italiane: Gruaja e Kajmakut me llogari bankare
Agim Kajmaku

ITALI- Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në shënjestër të autoriteteve italiane që pasi u arrestua bashkë me nipin me 20 kilogramë kokainë në një fidanishte në qytezën Grotamare në San Benedeto del Tronto ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo brenda të cilave fshehu sasinë e drogës.

Media italiane Il Resto Del Carlino shkruan se policia shqiptare ka arritur që të zbulojë edhe një llogari bankare në emrin e gruas së Agim Kajmakut me 2 milionë dollarë brenda, origjina e të cilave është në hetim. Pak ditë më parë, bashkëshortja e Agim Kajmakut, Merita Kajmaku deklaroi se ka rreth 1.9 milionë dollarë kursime familjare e të ardhura nga biznesi. Tashmë pasuria e saj do të vihet në hetim. 

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij, drogë që kap vlerën 1 milion euro. Kajmaku është arrestuar bashkë me nipin e tij, Edmond Kajmaku. Të dy kanë mohuar të kenë lidhje me drogën e sekuestruar, por një ngjitës që u është gjetur në çantë ka rezultuar se ishte i njëjtë me atë që ishin mbështjellë edhe pakot me kokainë.

agim kajmaku arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll