Aktualitet

I arrestuar më parë për drogë/ Prokuroria: Aldi Rama u keqtrajtua në komisariat, merret i pandehur polici

Ndaj efektivit është ngritura akuza "Kryerja e veprimeve arbitrare" dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh do të dërgohet në gjykatë.

19 Qershor 2022, 09:19 Nga A.B
I arrestuar më parë për drogë/ Prokuroria: Aldi Rama u
Aldi Rama dhe Saimir Hoxha

TIRANË- Prokuroria e Lezhës ka provuar se 21-vjeçari Aldi Rama, i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha e më pas u vetëvra, është keqtrajtuar nga policia në kohën kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në vitin 2020. Report TV, raporton se organi i akuzës i ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur një efektiv policie me iniciale M.M. Sipas Reporttv, ndaj efektivit është ngritura akuza "Kryerja e veprimeve arbitrare" dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh do të dërgohet në gjykatë.

Pas kallëzimit që bëri në atë periudhë 21-vjeçari Rama, me pretendimin se ishte dhunuar kur u arrestua për lëndë narkotike, organi i akuzës regjistroi procedim penal. Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por vetëm për njërin nga 3 efektivet e policisë të kallëzuar nga i riu është arritur të provohet se ka konsumuar elementë të veprës penale për të cilën është ngritur dhe akuza.

Aldi Rama ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

aldi rama saimir hoxha

Sondazh

Poll