Aktualitet

Sot dita pa makina në Tiranë, bllokohen disa segmente, si ndryshon qarkullimi

Çdo ditë e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet

19 Qershor 2022, 08:51 Nga A.B
Sot dita pa makina në Tiranë, bllokohen disa segmente, si ndryshon
Tirana

TIRANË- Si çdo të dielë, edhe sot nuk do të ketë makina në qarkullim në disa segmente deri në orën 15:00. E diela pa makina është rikthyer në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Çdo ditë e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet. Nisma e marrë nga Bashkia e Tiranës ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar. Kjo nismë zbatohet në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit. 

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te "Ish- Hotel Dajti".

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

- Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit".

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

- Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

- Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D'Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

e diela pa makina tirane

Sondazh

Poll