Aktualitet

Aksion në Kukës/ Policia sekuestron 20 kg kanabis dhe mbi 1000 euro, 5 të arrestuar

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike e gjetur, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro të cilët dyshohet se vinin nga tegtia e lëndeve narkotike.

19 Qershor 2022, 10:20 Nga A.B

Aksion në Kukës/ Policia sekuestron 20 kg kanabis dhe mbi 1000 euro, 5

KUKËS- Finalizohet operacioni policor i koduar “Long way” dhe vihen në pranga 5 persona.  Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë 5 persona D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë. Personat janë kapur në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike e gjetur, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro të cilët dyshohet se vinin nga tegtia e lëndeve narkotike. Ndërkohë po vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat u arrestuan në flagrancë D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

operacioni \"long way\" arrestohen 5 persona ne kukes kukes

Sondazh

Poll