Aktualitet

VD- Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina përfundon në kanal, dyshohet për të plagosur

Makina përfundon në kanal në aksin rrugor Lushnje-Fier. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Qytetarët po ndihmojnë në nxjerrjen e personave nga mjeti.

19 Qershor 2022, 11:05 Nga A.B

 

VD- Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina përfundon në kanal,
Aksident

LUSHNJE- Aksident i rëndë në aksin rrugor Lushnje-Fier. 'JOQ' ka ndarë pamje nga aksidenti i rëndë, në të cilën shihet mjeti që ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal. Në ndihmë të personave që ndodhen në mjet kanë ardhur kalimtarë të rastit dhe forcat e policisë. Ata po ndihmojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit e pasagjerëve nga makina. Paraprakisht, dyshohet se disa persona kanë mbetur të plagosur mirëpo nuk dihet saktë numri i tyre.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia ndërsa në video shihet se ato kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

aksident ne lushnje-fier aksident

Sondazh

Poll