I vendosën tritol, Aga: U bënë 5 vite që vijnë, 2 herë qëlluan me armë, do marr masa, s'rri me duar në xhepa
Shaban Aga kërcënohet prej vitesh me armë e tritol. Aga ka treguar se dy herë i kanë hedhur mjetit të tij benzinë, dy herë i kanë gjuajtur me armë e rasti i pestë ishte tritoli në biznes.

DURRËS- Shaban Aga, pronari i biznesit i cili shpërtheu pas sasisë së tritolit, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. 58-vjeçari, pranon se ka pasur konflikte me 31-vjeçarin nga Burreli, të cilin policia e ka shpallur në kërkim si një nga autorët e vendosjes së tritolit. Mirëpo, biznesmeni i cili jeton dhe vepron në zonën e Kënetës, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që i bëjnë sulme të tilla. Sipas Agës, prej 5 vitesh, ai kërcënohet me armë e tritol. Aga ka treguar se dy herë i kanë hedhur mjetit të tij benzinë, dy herë i kanë gjuajtur me armë e rasti i pestë ishte tritoli në biznes. Ai kërkon zbardhje të çështjes, në të kundërt paralajmëron se do të marrë masa vetë.
RRËFIMI I SHABAN AGËS:
U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë ardhur i kanë hedhur makinës benzinë, dy herë të tjera kanë gjuajtur me armë, mbrëmë kanë ardhur kanë hedhur tritol. Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen. Policia bën punën e vet, ai personi me mua nuk ka pasur asnjë konflikt. Ai personi mua më ka thënë dy llafe, dhe ato që ka thënë, i ka thënë në polici. Ky muhabet ka pak a shumë 6 muaj. Kaq di. Dyshimet i ka vetë policia, ta zbardhin këtë çështje. Unë jam në shtëpinë time, në punën time, në hallin tim.
Policia të bëjë punën, unë për vete s’i kam borxh askujt. Mbrëmë në shtëpi isha. Shpërthimi ishte shumë i fortë, unë për fat isha vetëm në shtëpi, gruan nuk e kisha aty, çunat i kam jashtë. Vetëm drejtësi, të zbardhet sa më parë kjo çështje. Ose do marr masat e mia, nuk do rri me duar në xhepa.
Sondazh
Shpërthimi në Durrës/ Autori afrohet me makinë, hedh tritolin e largohet me shpejtësi
DURRËS- Këto janë pamjet nga kamerat e sigurisë të momentit kur autori/ët, hedhin lëndën plasëse në biznesin...
'Mos...'/ Dhunohet polici në Tiranë, qytetarët e kapin nga krahët, s'ndalojnë së ofenduari
Foto nga momenti i dhunes TIRANË- Pamjet nga dhunimi i një polici në kryeqytet janë shpërndarë në rrjetin social, Tik To...
Shuhet zjarri masiv në Tale të Lezhës, digjet sipërfaqe e madhe me shkurre dhe bimësi
Zjarri ne Tale LEZHË- Shuhet zjarri i rënë pasditen e djeshme në zonën e Kënetës pranë bregdetit të ...
Hidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, familjarët: Kjo është hera e 5-të
Tritoli DURRËS- Biznesit të Shaban Agës, në zonën e Kënetës në Durrës iu është vendosur lënd&eu...
Dita e dielë me temperatura të larta, sot arrijnë në 34 gradë, parashikimi i motit
Moti TIRANË- Dita e sotme do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë q&e...
Shpërthimi/ Shkak konflikti i të riut nga Burreli me pronarin, 31-vjeçari i vendos eksploziv biznesit
Policia durres DURRËS- Shpërthimi me lëndë plasëse në biznesin në Durrës ka ndodhur për shkak të konflikt...
Shpërthen lënda plasëse në fasadën e një dyqani në Durrës
Foto ilustruese DURRËS- Shpërthim në një biznes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit...
Dalin pamjet e kapjes së 2.2 tonë kokainë në Peru, DEA amerikane gjurmoi dy trafikantët shqiptarë
Policia peruane PERU- Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro - Lima) dhe Administratës së Antidrogë...
Zjarri në Tale të Lezhës, digjen 15 ha kallamishte, rrezikohen bizneset
Foto Ilustruese LEZHË- Zjarri në zonën e Kënetës në Tale të Lezhës po vijon prej orësh. Mësohet se d...
Detaje/ Aksidenti i dy turistëve në Syrin e Ciklopit, policia: Ndodhen në Spitalin e Traumës
Policia TIRANË- Policia ka nxjerr njoftimin për turistët e plagosur në Syrin e Ciklopit në Tiranë. Mësohet se dy turist&...
