Aktualitet

Takimi me fermerin/ Rama: Dibra e rilindur bujqësore. Salkurti në 2013: PD më shndërroi fermën në biznes dinamik

Kryeministri Edi Rama paraqiti si arritje të qeverisë së tij zgjerimin e biznesit të fermerit Veip Salkurtit në Dibër, mirë ky i fundit falenderimet për zhvillimin e plantacioneve të tij, ia dedikoi Sali Berishës në vitin 2013.

19 Qershor 2022, 10:09 Nga A.B
Takimi me fermerin/ Rama: Dibra e rilindur bujqësore. Salkurti në
Veip Salkurti dhe Edi Rama

TIRANË- 'Në Dibrën e rilindur bujqësore' shkroi kryeministri Edi Rama në profilin e tij në 'Facebook', pas takimit me fermerin Veip Salkurti në Dibër. Rritjen e biznesit të Salkurtit, Rama i konsideron si meritë të qeverisë së tij, mirëpo meritat vetë fermeri ia delegoi në vitin 2013-të, Sali Berishës. 

Fermeri i cili i tregoi kryeministrit së është në pikun e sezonit të vjeljes së qershive, në vitin 2013 falenderoi kreun e PD-së, Sali Berishën për risitë dhe ndihmën që i ka dhënë në platacionet e tij. Salkurti, deklaronte se biznesi ishte bërë më dinamik e më fitimprurës, falë Partisë Demokratike e Berishës. 

'Zoti kryeministër ke qënë pa opozitë që 8 vjet, ka qënë fatkeqësi që nuk ke pasur opozitë. Ke pas opozitë bllokuese, këtë e kanë pasur dhe të parët e tyre. Isha pa shpresë për të ardhmen, u desh të vinte në pushtet PD që për të gjithë fermerët e Dibrës e kudo Shqipërisë, ndryshoi gjeja. Qeveria më ndihmoi që të shndërroj fermën time në një biznes dinamik me shumë të ardhura. Ishte mbështetje e fuqishme e PD që me financimet e saj më mundësoi që të shkoj në 7 hektarë molle, dardhe e qershie. Prodhimi im ka destinacion eksportin në sajë të PD dhe Berishës. PD më ka mundësuar që unë sot të kem një pemëtore me teknologji bashkëkohore, me një sistem vaditës të përparuar e model.'- është pjesë nga fjalimi i zjarrtë i fermerit i cili u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje. 

veip salkurti edi rama

Sondazh

Poll