Aktualitet

VIDEO- Autorët hedhin tritolin nga makina, largohen me shpejtësi, momenti i shpërthimit

Shpërthimi ndodhi në orën 03:11 minuta në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret” në fasadën e dyqanit të 58-vjeçarit Aga.

19 Qershor 2022, 09:08 Nga A.B
VIDEO- Autorët hedhin tritolin nga makina, largohen me shpejtësi,
Momenti i shperthimit

DURRËS- Ky është momenti, kur një automjet kalon në orën 03:11 të mëngjesit të sotëm dhe hedh nga dritarja e pasagjerit lëndën eksplozive në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në Durrës. Shpërthimi ndodhi në orën 03:11 minuta në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret” në fasadën e dyqanit të 58-vjeçarit Aga. Nga sulmi ka pasur vetwm dwme materiale. Vetë Aga ka deklaruar për mediat se ky është rasti i 5-të që i ndodh një sulm nga persona të cilët nuk i njeh. Ai ka mohuar të ketë konflikte me njeri dhe kërkon nga shteti që të zbardhë ngjarjen. 

Në momentin kur ndodhi shpërthimi, 58-vjeçari ka qënë vetëm në banesë, pasi gruaja nuk ishte aty ndërsa djemtë i ka jashtë shtetit. Ai kërkon ndihmë nga shteti në të kundërt ka paralajmëruar se do të marrë masa vetë.

shperthim ne nje biznes ne durres shaban aga

Sondazh

Poll