Aktualitet

Shpërthimi në Durrës/ Autori afrohet me makinë, hedh tritolin e largohet me shpejtësi

Policia ka nisur kërkimet për një 31-vjeçar nga Burreli i cili dyshohet se është autori i ngjarjes

19 Qershor 2022, 08:18 Nga A.B

Shpërthimi në Durrës/ Autori afrohet me makinë, hedh

DURRËS- Këto janë pamjet nga kamerat e sigurisë të momentit kur autori/ët, hedhin lëndën plasëse në biznesin e Shaban Agës në Durrës, e më pas largohen me mjetin e tyre. Në foto shihet mjeti tip 'Benz', i cili ul shpejtësinë në momentin kur ndodhet pranë biznesit, hedh lëndën plasëse e më pas largohet me shpejetësi. Pas disa sekondash, dëgjohet shpërthimi i tritolit, i cili fatmirësisht la pas vetëm dëme materiale. 

Policia ka nisur kërkimet për një 31-vjeçar nga Burreli i cili dyshohet se është autori i ngjarjes, për shkak të konflikteve që ka pasur në të shkuarën me pronarin e biznesit, 58-vjeçarin, Shaban Aga. 

shperthim ne nje biznes ne durres shaban aga durres

Sondazh

Poll