Aktualitet

'Mos...'/ Dhunohet polici në Tiranë, qytetarët e kapin nga krahët, s'ndalojnë së ofenduari

Në video, shihet efektivi, me kostumin e policisë, në gjendje të dehur i cili është kapur nga disa persona.

19 Qershor 2022, 08:04 Nga A.B
'Mos...'/ Dhunohet polici në Tiranë, qytetarët e kapin
Foto nga momenti i dhunes

TIRANË- Pamjet nga dhunimi i një polici në kryeqytet janë shpërndarë në rrjetin social, Tik Tok. Në video, shihet efektivi, me kostumin e policisë, në gjendje të dehur i cili është kapur nga disa persona. Këta të fundit e mbajnë të shtrënguar nga krahët duke e ofenduar. Në video shihet se pranë efektivit është dhe kolegu i tij i cili thotë 'Mos'. Nuk dihet se si ka përfunduar ngjarja mes qytetarëve dhe efektivëve e nëse janë marrë masa për të dy protagonistët. Po ashtu, nuk dihet nëse video e xhiruar është e ditëve të fundit apo dhuna ndaj efektivit ka ndodhur më herët ndërsa video është bërë publike ditët e fundit. 

dhunohet polici ne tirane tirane

Sondazh

Poll