Sport

Zaniolo lavdëron Milanin për ‘scudetton’ dhe idhullin e tij Ibra. Nënteks për Romën?...

‘Playmakeri’ i Romës gëzon suksesin në Conference League: "Ishte goli ynë dhe e morëm trofeun në shtëpi. Jam shumë i lumtur". Ai gjithashtu falënderon edhe Mourinhon: "Ai më mësoi shumë, brenda dhe jashtë fushës".

19 Qershor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Zaniolo lavdëron Milanin për ‘scudetton’ dhe idhullin e

ITALI - Nicolò Zaniolo ka dhënë një intervistë e gjatë, plot tema për ‘SportWeek’. Ai ka folur për fitoren në Tiranë të Conference League, ku ishte edhe autori i golit të vetëm të fitores. ‘Plyamakeri’ roman ka rrëfyer edhe marrëdhëniet e tij me trajnerin Mourinho, por dhe përgëzuar edhe kuqezinjtë e Milanit për fitimin e titullit kampion.

Ajo që bëri zhurmë në këtë intervistë ishte vlerësimi i Zaniolos për Milanin, kampionin e Italisë, një skuadër që synon prej kohësh talentin verdhekuq: "Kurorëzova një ëndërr, duke luajtur me idhullin tim, Zlatan Ibrahimovic. Nuk pata rastin të flisja me të, por e studiova. Më vinte turp të afrohesha, ishte bukur të luaja me të. A do të prisja ‘scudetton’ në Milano? Jo, i kisha dhënë më shumë shanse Napolit dhe Juventusit. Por ishte e drejtë që dy prej tyre, Milani dhe Interi luajtën për titullin. Dhe unë jam i lumtur që Ibra, idhulli im, e fitoi, Milani e meritoi këtë Scudetto”. 

Kuqezinjtë, duhet mbajtur mend, janë një nga klubet, me Juventusin, të interesuar për të ardhmen e klasit '99. Por kjo që nuk u vlerësuan veçanërisht nga Roma. 'Skenari' mbase është ai i acarimit të përgjithshëm, sidomos për disa pasazhe të bisedës, ku xhevahiri i Romës komplimentonte shprehimisht Milanin dhe tregon se kishte kurorëzuar një ëndërr, duke dalë në fushë me Ibrën, si dhe disa fraza me të cilat ka hapur për shitje larg qytetit. Gjithsesi, ai është treguar i kujdesshëm dhe nuk folur për të ardhmen e tij.

Zaniolo lavdëron Milanin për ‘scudetton’ dhe idhullin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll