Sport

Provat zyrtare/ Verstappen fluturon në shiun e Kanadasë, befason Alonso me makinën Alpine

Pole position në raundin e nëntë të Kampionatit Botëror të Formula 1 në Kanada shkon për Max Verstappen. Holandezi i Red Bull fluturoi në pistën e lagur.

18 Qershor 2022, 23:33 Nga DOSJA

Provat zyrtare/ Verstappen fluturon në shiun e Kanadasë, befason
KANADA- Pole position në raundin e nëntë të Kampionatit Botëror të Formula 1 në Kanada shkon për Max Verstappen. Holandezi i Red Bull fluturoi në pistën e lagur.

Surprizë vendi i dytë i pilotit spanjoll të Alpine, Fernando Alonso, që do ta nisë garën e nesërme nga vija e parë. Gjithsesi, ai ishte 7 të dhjetat më i avashtë se holandezi.

Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Ferrari. Ai u mundua të mbajë lart flamurin e “kokëkuqes” në këto prova, pasi shoku i tij i skuadrës do ta nisë nesër garën nga vendi i fundit për shkak të dënimit nga FIA se kishte ndryshuar motorin. Gara zyrtare do të jetë nesër në orën 20:00.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1

Sondazh

Poll