Sport

Japoni, karriera e Iniestas asnjëherë në këtë gjendje, zbulohet çfarë po ndodh me klubin ku luan spanjolli

Andres Iniesta vazhdon të jetë aktiv në futboll. Ish-futbollisti i Barcelonës vazhdon të jetë pjesë e skuadrës japoneze Kobe, aty ku po përjeton momentin më të vështirë.

18 Qershor 2022, 22:01 Nga DOSJA

Japoni, karriera e Iniestas asnjëherë në këtë gjendje,

JAPONI- Andres Iniesta vazhdon të jetë aktiv në futboll. Ish-futbollisti i Barcelonës vazhdon të jetë pjesë e skuadrës japoneze Kobe, aty ku po përjeton momentin më të vështirë.

Me mbërritjen në J-League në vitin 2018, Iniesta fillimisht arriti të fitojë Kupën e Perandorit dhe Superkupën e Japonisë, por në periudhën e fundit Vissel Kobe e tij nuk po shkon aspak mirë. Faza e parë e kampionatit përfundoi më 18 qershor, duke e lënë skuadrën në një situatë të vështirë.

Pas 17 ditëve të para të kampionatit, në fakt, Vissel Kobe gjendet e fundit në renditje, pesë pikë larg vendit të parafundit në renditje. Iniesta, i vendosur si sulmues i dytë në rreshtimin 4-3-1-2 të Vissel, nuk ishte në gjendje të lërë gjurmë, siç ka ndodhur që nga fillimi i vitit.

Për spanjollin, dy gola dhe tre asistime duke luajtur kryesisht si mesfushor sulmues, edhe me disa ndryshime pozicionesh aty-këtu.38-vjeçari Iniesta ka kontratë me Kobe deri në vitin 2024, kur do të jetë 40 vjeç. Shmangia e rënies nga kategoria, duket të jetë disi e komplikuar tani.

E.Ç (Dosja.al)

iniesta

Sondazh

Poll