Sport

Tradhëtia ndaj Shakirës, Pique vuan pasojat, humbet 5 mln ndjekës në Instagram

Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë.

18 Qershor 2022, 20:09 Nga I.A
Tradhëtia ndaj Shakirës, Pique vuan pasojat, humbet 5 mln ndjekës
Shakira dhe Pique

SPANJË- Popullariteti i futbollistit të Barcelonës Gerard Pique po bie në Instagram. Ditët e fundit futbollisti i Barcelonës ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram.

Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë. Shakira ka fituar dy milionë ndjekës që nga dita kur agjencia e saj e përfaqësimit konfirmoi përmes një deklarate ndarjen e saj nga Gerard Pique. Ndarja dhe skandalet e Piques po bëjnë bujë, edhe në mesin e markave komerciale dhe tifozëve të skuadrës së Barcelonës.

Sipas sondazhit të fundit të Culemania , 63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi. Vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij. 14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë.

gerard pique shakira

Sondazh

Poll