Sport

VIDEO/ Rrëzimi i Joe Biden kur zbriti nga biçikleta, bëhet viral në rrjetet sociale…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara u kthye në një moment viral kur ra nga biçikleta, pasi bëri një shëtitje nëpër Delaware

18 Qershor 2022, 19:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Rrëzimi i Joe Biden kur zbriti nga biçikleta, bëhet

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara u shndërruar në një episod në viral kur ra nga biçikleta, pasi bëri një xhiro nëpër Delaware sepse nuk e nxori këmbën nga pedalet.

Joe Biden, 79 vjeç, ndodhet në Rehoboth Beach, ku po kalon fundjavën me gruan e tij, Jill Biden dhe duke përfituar nga moti i mirë, doli për shëtitje me të dhe anëtarë të tjerë të shërbimit sekret, por kur u ndal për të përshëndetur disa fqinjët, ka pësuar një fatkeqësi, duke rrëzuar pasi nuk ka mundur të heqi këmbën nga pedalet dhe duke mos mbajtur dot veten, ka përfunduar duke rënë përtokë, pa pasur asnjë pasojë aksidenti.

"Jam mirë,"- tha shpejt lideri demokrat dhe burimet e qeverisë amerikane raportuan disa orë më vonë se: "siç tha presidenti, këmba e tij u kap në pedale kur zbriti dhe ai është mirë. Ai nuk ka nevojë për kujdes mjekësor. Presidenti shpreson të kalojë pjesën tjetër të ditës me familjen e tij”.

Gjithsesi, videoja e rrëzimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden tani është bërë virale në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll