Sport

Transferimi te Tottenham, Lautaro Martinez tregon të ardhmen e tij me foton e fundit

Negociatat me Romelu Lukakun dhe Paulo Dybala-n tani po mbyllen dhe në mënyrë të pashmangshme e ardhmja e Lautaro Martinez mbetet në qendër të vemendjes

18 Qershor 2022, 22:17 Nga DOSJA

Transferimi te Tottenham, Lautaro Martinez tregon të ardhmen e tij me foton

ITALI- Negociatat me Romelu Lukakun dhe Paulo Dybala-n tani po mbyllen dhe në mënyrë të pashmangshme e ardhmja e Lautaro Martinez mbetet në qendër të vemendjes, pavarësisht se sulmuesi i Interit dhe agjenti i sulmuesit kanë mohuar vazhdimisht lamtumirën me klubin italian, të paktën këtë sezon.

Argjentinasi në Instagram ka ripërsëritur edhe një herë dashurinë e tij për qytetin e Milanos, duke iu përgjigjur zërave që edhe ditët e fundit e kanë afruar me disa klube të huaja si Tottenham dhe Atletico Madrid.

Lautaro Martinez ka postuar një foto që e përjetëson atë pranë pishinës në tarracën e apartamentit të tij në Milano, me lagjen Citylife në sfond. Duke komentuar imazhin, vetëm me një fjalë: “Këtu”, që rikonfirmon edhe një herë dëshirën e lojtarit për të qëndruar në Itali të paktën për këtë sezon. Lautaro Martinez vendosi rekordin e tij të golave, me 25 realizime në 49 ndeshje në kampionat dhe kupë.

E.Ç (Dosja.al)

lautaro martinez

Sondazh

Poll