Sport

Partizani fiton miqësoren e parë në tokën sllovene, sukses me përmbysje ndaj Mura-s (Golat e ndeshjes)

Partizani ka arritur të fitojë 2-1 në miqësoren e parë të zhvilluar në këtë fazë përgatitore në Slloveni, përballë ishte skuadra vendase e NS Mura

18 Qershor 2022, 21:29 Nga DOSJA

Partizani fiton miqësoren e parë në tokën sllovene, sukses

SLLOVENI- Partizani ka arritur të fitojë 2-1 në miqësoren e parë të zhvilluar në këtë fazë përgatitore në Slloveni, përballë ishte skuadra vendase e NS Mura. Të kuqtë pësuan gol që në fillim të sfidës me Marusko në 6’. Por me kalimin e minutave arritën të marrin situatën në dorë dhe të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës.

Në fillim është sulmuesi Skuka që vendosi barazpeshën, ndërsa më pas është radha e blerjes më të re, Hotit që ka përmbysur gjithçka me një gjuajtje nga jashtë zone. Miqësorja e radhës për të kuqtë do të jetë më 22 qershor, përsëri përballë një skuadre sllovene, NK Jardran Dekani.

E.Ç (Dosja.al)

partizani

Sondazh

Poll