Sport

Përpjekja e dështuar e Barcelonës me Rodrygon: “Nëse do të luash me Messin...!”

Përmes podkastit ‘Podpah’, lojtari i ri brazilian tha, se në vitin 2018 ishte gati të kalonte te Barcelona, por preferoi të priste nëse do të vinte një ofertë nga Madridi.

18 Qershor 2022, 18:54 Nga DOSJA

Përpjekja e dështuar e Barcelonës me Rodrygon: “Nëse

BRAZIL - Rodrygo ka zbuluar një nga bombat më të mëdha të karrierës së tij, për momentin e shkurtër. Braziliani prej disa ditësh ka shfrytëzuar pushimet e tij për të biseduar në podkaste të ndryshme në vendin e tij. 

Në këtë kuptim, i fundit ka qenë ‘Podpah’, ku ai ka rrëfyer një histori të panjohur deri tani: në 2018 kishte bërë thuajse gjithçka me Barçën, por ai e refuzoi skuadrën katalane për të shkuar te Madridi. Babai i tij, në fakt, kishte udhëtuar drejt Barcelonës për të mbyllur një marrëveshje dhe e kishte nënshkruar atë, si përfaqësues i tij. Të gjitha firmat u vulosën, përveç lojtarit, i cili i kërkoi babait të tij të priste se mos Madridi do të bënte ndënjë propozim.

"Të pres? Nuk doni të luani me Messin!”,- ishte përgjigja e babait të tij, mosbesues para se i biri të refuzonte të firmoste kontratën që do ta çonte në Barcelonë. Ai priti, priti dhe Madridi më në fund e dërgoi propozimin e tij. “Një ditë normale, u ktheva në shtëpi pas një ndeshjeje. Unë kisha një fanellë të Real Madridit në shtëpinë time dhe babai im hyri në dhomën time me atë fanelë dhe një fanelë tjetër të Barcelonës. Ai më tha, tani zgjidh... dhe unë zgjodha atë të Real Madridit”,- ka treguar Rodrygo.

Në të njëjtin podcast ai ka zbuluar edhe ‘shuplakën’ e parë që i dhanë në dhomat e zhveshjes. Goli tij i parë me fanelën e Real Madrid ishte në një ndeshje parasezonale kundër Bayernit: ‘los blancos’ po humbnin 3-0 dhe ai goditi një goditje dënimi direkt në këndin e sipërm. Ai vrapoi drejt këndit për të festuar shënimin e golit, por rezultati ishte 3-1. Kur ndeshja mbaroi dhe ai arriti në dhomat e zhveshjes, Marcelo dhe Nacho iu afruan dhe, sipas fjalëve të vetë Rodrygo, i thanë: “Në këtë ekip, nëse humbet dhe shënon, merr topin dhe shkoni në qendër të fushës mos festoni."

Përpjekja e dështuar e Barcelonës me Rodrygon: “Nëse

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll