Sport

Luiza Gega krenaria e atletikës shqiptare, atletja shpallet kampione Ballkani me rekord

Luiza Gega vijon të jetë krenaria e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare

18 Qershor 2022, 22:33 Nga DOSJA

Luiza Gega krenaria e atletikës shqiptare, atletja shpallet kampione

RUMANI- Luiza Gega vijon të jetë krenaria e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur dhe këtë shtunë në Rumani, ku atletja është shpalllur kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me pengesa.

Ka qenë vetë atletja e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar arritjen e saj të fundit, me një rekord të ri të vendosur që po pasuron edhe më shumë një karrierë të jashtëzakonshme sportive.

POSTIMI I LUIZA GEGËS

“Kampione Ballkani, Rekord Kampionati në garën 3000m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë.

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)


E.Ç (Dosja.al)

luiza gega

Sondazh

Poll