Sport

Cesk Fabregas ndryshon ‘ajrin’, largohet nga Principata!

Pas tre sezonesh e gjysmë largohet nga Monaco. Në sezonin e fundit ai mezi mundi të luante për shkak të dëmtimeve.

18 Qershor 2022, 18:21 Nga DOSJA

Cesk Fabregas ndryshon ‘ajrin’, largohet nga Principata!

FRANCE - Monaco njoftoi largimin e Cesc Fàbregas, pas një periudhe gati katërvjeçare në skuadrën monegaske. “Faleminderit Cesc! Mesfushori, me më shumë se 830 ndeshje në karrierë, kontrata e të cilit po përfundon, po largohet nga klubi i Principatës tre vjet e gjysmë pas ardhjes së tij”,- thuhet në njoftimin e klubit.

Cesc kishte një ‘peshë’ të rëndësishme në Monaco në sezonet e tij të para atje, ndonëse dëmtimet po e pakësonin dhe në këtë sezon të fundit ai mezi mundi të luante. Megjithatë, ai ka arritur të përmbushë plotësisht kontratën e tij dhe tashmë në moshën 35-vjeçare, largohet nga klubi me një detyrë të kryer.

Karriera e Cesc ka qenë veçanërisht intensive, që kur ai u transferua te Arsenali nga Barcelona kur ishte vetëm 16 vjeç. Pas disa sezonesh si yll në Premierligë, ai u rikthye te Barça në një nga periudhat e saj më të arta në historinë e saj. Ai mori pjesë në shumë suksese, si në kombëtaren spanjolle dhe më vonë nënshkroi për Chelsean, me të cilin luajti edhe katër sezone e gjysmë të tjera para se t'i bashkohej Monacos.

Cesk Fabregas ndryshon ‘ajrin’, largohet nga Principata!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll