Sport

Federata Franceze buxhet qindra milionësh, rritje për sezonin 2022-2023…

FFF njoftoi të shtunën një buxhet të parashikuar pak më lart, afër nivelit të para Covid-it, në shumën prej 266.4 milionë euro për sezonin e ardhshëm. Futbolli amator do të përfitojë me një shifër record, 40 përqind.

18 Qershor 2022, 11:09 Nga DOSJA
Federata Franceze buxhet qindra milionësh, rritje për sezonin

FRANCE - Me rastin e asamblesë së saj federale në Nice, këtë të shtunë në mëngjes, Federata Franceze e Futbollit (FFF) prezantoi buxhetin e përkohshëm të të ardhurave për sezonin 2022-2023. Ajo arrin në shifrën 266.4 milionë euro. Është paksa dhe "afër asaj përpara krizës shëndetësore",- tha Philippe Diallo, nënkryetar i federatës.

Të ardhurat e FFF-së vijnë kryesisht, në masën 190.3 milionë euro nga burimet e saj tregtare. Ndërsa burimet “jokomerciale” (kontributi i LFP, UEFA/FIFA/ndihma shtetërore, arbitrat e LFP, etj.) do të arrijnë në 66.1 milionë euro.

FFF do t'i kushtojë 40% të këtij buxheti, futbollit amator, të cilit do t’i alokojë 101.1 milionë euro, shuma më e lartë që është dhënë ndonjëherë për amatorët. Për sezonin 2021-22, investimi i federates franceze për këtë kategori ishte 90 milionë euro.

Federata Franceze e Futbollit (FFF) parashikon shpenzimin e 267.2 milionë eurove nëpërmjeet një buxheti të balancuar, ku janë parashikuar edhe bonuset (800.000 euro) të parashikuara për kombëtaren e femrave në Europian në korrik, si dhe të kombëtares së meshkujve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll