Sport

E ardhmja e Maldinit dhe Massaras e pasigurtë, ‘tymi i bardhë’ i rinovimit nuk po duket...

Dy protagonistëve të ‘scudetto’-s së kuqezinjve, u skadon kontrata në fund të muajit dhe për momentin nuk ka asnjë lajm për rinovimin e kontratave të tyre.

18 Qershor 2022, 10:42 Nga DOSJA
E ardhmja e Maldinit dhe Massaras e pasigurtë, ‘tymi i

ITALI - E ardhmja e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara është gjithmonë e pasigurt. Dy drejtuesit, protagonistë të ‘scudetto’-s së kuqezinjve, u skadon kontrata në fund të muajit dhe për momentin nuk ka asnjë lajm për rinovimin e kontratave të tyre. 

Sipas raportimeve të edicionit të sotëm të ‘Tuttosport’, arsyeja e pritjes duhet kërkuar në disa detaje që duhet të zgjidhen me Milanin si pronë, në veçanti midis Gazidis dhe Eliott. 

E sigurt është se pronari i ri Cardinale është shprehur se dëshiron të vazhdojë projektin me ta dhe, siç thotë ai, gjithçka do të nisë me ‘tymin e bardhë’, që fillimisht duhet të dalë nga rinovimi i kontratave të dy drejtuesve kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll