Politike

SKANDALI! Berisha: Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi

Endi Çuçi, vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë.

17 Qershor 2022, 16:28 Nga k.m.
SKANDALI! Berisha: Arrestohet në Itali djali i ministrit të
Sali Berisha

TIRANË- Djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Endi është arrestuar në Itali. Lajmin e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka nxjerrë dhe dokumentet për të birin e ministrit të Brendshëm. Endi Çuçi, vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë. Edhe Çuçi, i cili punon si specialist në Këshillin e Lartë të Gjyqësor, duket se kishte gisht në grup, duke bashkëpunuar me thjeshtrin dhe dajën e tij, të dy në ndjekje penale nga autoritetet italiane. Çuçi është djali nga martesa e parë e ministrit me juristen Zhaklina Peto. Ndërsa në aksionin e ndërmarrë nga Policia italiane, ishin të përfshirë edhe Aurel Vula (bashkëshorti i dytë) dhe Vladimir Peto, daja i tij. Në bashkëpunim me ta, duket se djali i ministrit ka siguruar "qetësinë" nga Policia e Shtetit. 

POSTIMI I PLOTË:

 

SUPERSKANDAL! Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje Doktor. Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam. Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane. Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ. Me poshte dokumentat: 1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos. 2. Lajmet ne mediat italiane. Pergjimet ne dosjen e Gjykates.

Që nga publikimi i lajmit, ende nuk ka asnjë reagim as nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe nga asnjë prej anëtarëve të tjerë të maxhorancës. Aq më pak nga kryeministrit Edi Rama.

endi çuçi bledi çuçi sali berisha arrestohet endi cuci megaaksioni per ilacet

Sondazh

Poll