Politike

Berisha: Siguria e rajonit në rrezik, Vuçiç kërcënon Kosovën! Shkak, plagët e pashëruara të konflikteve

Sali Berisha shtoi se SHBA-të kanë qenë dhe janë aksioneri kryesor për zbutjen e konflikteve në Ballkan dhe BE, e po ashtu shtoi se ne duhet të zgjidhim problemet tona me fqinjët duke theksuar se s’kemi pse t’i çojmë ato në BE.

17 Qershor 2022, 14:22 Nga k.m.

Berisha: Siguria e rajonit në rrezik, Vuçiç

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se nisma 'Ballkani i Hapur' është një interes i fortë rus. Berisha deklaroi se George Soros ka qenë i pranishëm në çdo takim ndërsa theksoi se s’dihet ku qëndron lidhja e tij me Rusinë, por është shumë shqetësuese. Ai shtoi se SHBA-të kanë qenë dhe janë aksioneri kryesor për zbutjen e konflikteve në Ballkan dhe BE, e po ashtu shtoi se ne duhet të zgjidhim problemet tona me fqinjët duke theksuar se s’kemi pse t’i çojmë ato në BE.

"Ballkani i Hapur fatkeqësisht mbështetej fuqishëm nga Soros, në çdo takim ai ka qenë i pranishëm dhe në fakt kemi një përshtjellim për të kuptuar se çfarë lidh ambiciet e Rusisë në rajon dhe projektet e Soros, nuk di ku qëndron lidhja, por di të them që është shqetësuese dhe duhet të ndalet. Marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë është thelbësore. Procesi pas 10 vitesh që mbetet një proces europian duhet të jetë proces europian dhe i lidhur me SHBA.

SHBA-të kanë qenë dhe janë aksioneri kryesor në zbutjen e konflikteve në rajon, janë aksioneri kryesor në sigurimin e Ballkanit dhe Europës. SHBA-të janë të rëndësishme të jenë këtu së bashku, nuk përjashtoj BE-në, por të jenë së bashku. Duhet të ketë një marrëveshje gjysmë të imponuar, nëse shohim që të gjitha marrëveshjet e 150 viteve të fundit në Ballkan, gjeni se asnjë prej tyre nuk është gjysmë e imponuar.

Kjo do ishte e dobishme për rajonin sepse ne i kërkojmë shumë BE-së, problem është se s’mund ti eksportojmë problemet tona brenda BE. Të zgjidhim problemet tona dhe vendet e tjera nuk kanë arsye të trajtojnë problemet tona brenda BE. Këto ishin kometet e mia,”- tha Berisha.

Po ashtu, Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se Aleksandër Vuçiç po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë. Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia ka si synim të zgjerohet e do bëhet më e madhe.

“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe. "Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime" (Berisha citon Vuçiç-in), po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese,”-tha Berisha.

sali berisha aleksander vucic kosova serbi

Sondazh

Poll