Kërkesa e FSHF për hapjen e basteve sportive, Kushi: S'do lejojmë katrahurë, pretendime pa bazë
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka konsideruar si pretendime të pabaza ato të përfaqësuesve të Federat&e...
Gazetari Artan Hoxha raporton se Kasandro Noga nuk ka hyrë në botën e krimit për llogari të tij, por të mikut të tij, Julian Çelës.
Hakmarrja është pista kryesore që po hetohet nga belgët për atentatin ndaj Erion Hasanbellit në Belgjikë. Gazetari Artan Hoxha tha në “ABC LIVE”, sqaroi se e gjithë saga e krimit ka nisur në vitin 2000 kur Kasandër Noga hyri në Sanatorium, ku pasi u hoqën serumet nga krahu vranë me automatik Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit dhe Dritan Hajdinin, shok i vëllait të tij Geronit, të cilët ndodheshin të shtruar atje.
Gazetari Artan Hoxha raporton se Kasandër Noga nuk ka hyrë në botën e krimit për llogari të tij, por të mikut të tij, Julian Çelës. Në vitin Kasandër Noga hyri në Sanatorium me një kallash në dorë dhe ia vuri në kokë një infermiereje, e cila e çoi në dhomën ku ndodhej i shtruar Aqif Hasanbelliu. Në momentin që ka të afërmit kanë parë Nogën më armë, kanë ndërhyrë dhe ka pasur një përleshje fizike. Nga plumbat tre persona mbetën të plagosur ndërsa 2 të vrarë.
“Babai i Kasandër Nogës e ka lënë në moshë të vogël. Ai ka qenë nën kujdesin e xhaxhallarëve. Ai në ngjarjen e Sanatoriumit ka shkuar për llogari të Julian Celës. Kur ka shkuar në spital ka qenë me kapele me automatik. Ai ka gjetur 5 pjesëtarë të tjerë. Ai ka tentuar që ta bllokojë në dhomë. Zjarri është hapur në një konfrontim fizik. Është vrarë edhe babai i vëllezërve Hysenbelli dhe janë plagosur tre të tjerë. Mbas kësaj ngjarje. Nuk ka pasur konflikt direkt. Ka qenë diku tek 23 vjeç.
Gentian Hasanbelliu ka qenë i plagosur. Konflikti është mes Julian Çelas dhe këtyre personave. Pas kësaj historie. Noga tentoi që ta çonte në fund atë që nisi. Se mendonte se mund të behej objektiv i tyre. Ata marrin vesh adresën e Erion Hasanbelliut dhe shkojnë në Belgjikë për ta vrarë. Një informator u ka dhënë destinacionin se ku do e gjenin. Ai ka qenë në kafe dhe i ka parë i pari ai dhe është futur në banjo. Ai kur ka hyrë në lokal nuk e kanë gjetur aty. Është e kundërta ka shkuar Kasandër Noga në Belgjikë. Ata e kanë ulur vigjilencën. Në atë moment ka hapur zjarr Erion Hasanbelliun. E ka vrarë Çelën dhe plagosi Nogën. Palët përfunduan në burg. Kur Noga ka marrë vesh që është në Belgjikë. Shkoi në mes të rrugëve më të njohur në Belgjikë mu në zemër të Brukselit. Guximi dhe mënyra e realizimit. Ende jemi në pritje që të lidhet saktësisht. Nëse e kanë porositur apo ka shkuar vetë atje? Ai ka shumë lidhje në Shqipëri dhe ka shumë informacion,”-tha Artan Hoxha.
Megjithatë Hasanbelliu është ende në spital, e nuk dihet nëse ka folur për policinë belge për të bërë me dije detaje lidhur me dyshimet e tij, ndërsa Noga është prangosur në Austri pak ditë më parë, por nuk dihet ku do të përballet me drejtësinë. Në Shqipëri, apo në Belgjikë.
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka konsideruar si pretendime të pabaza ato të përfaqësuesve të Federat&e...
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbardhi detaje tronditëse nga hasmëria 20-vjeçare mes familjes ...
Foto Ilustruese GREQI- Një 47-vjeçar shqiptar ka kërcënuar prokuroren grek para fillimit të seancës ku ai ishte i pandehur ...
Foto ilustruese BERAT- Një 42-vjeçar në Poliçan është kallëzuar penalisht nga një person pasi i ka vjedhur nj&e...
Foto ilustruese TIRANË- Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Në vijim të ...
Dr. Erjona Sinani Sezoni i verës sjell edhe shtim të rasteve me problem të zorrës së trashë, madje edhe tek të rinjt&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Një 31-vjeçar që ka kanosur një oficer policie është shpallur në kërkim nga policia ...
Hacker TIRANË- Pashuk Alia, i arrestuar pas finalizimit të operacionit 'Hackers' në Tiranë, rezulton të jetë në profesio...
Tatimet TIRANË- 25 subjekte janë bllokuar në Kamëz. Administrata Tatimore doli ditën e sotme në terren për të ushtr...
Paulin Rajta TIRANË- Paulin Rajta është emëruar këtë të premte si drejtor i Policisë së Burgjeve nga ministri...