Aktualitet

SKEMA/ Mësuesi i historisë merrte 10 mijë lekë nga hackeri për të tërhequr paratë e grabitura online

Liridon Peka dhe Pashuk Alia u vunë në pranga pasi hakeronin llogaritë në rrjetet sociale i shantazhonin qytetarët duke u kërkuar para për t’ia rikthyer sërish.

17 Qershor 2022, 13:54 Nga A.B
SKEMA/ Mësuesi i historisë merrte 10 mijë lekë nga hackeri
Hacker

TIRANË- Pashuk Alia, i arrestuar pas finalizimit të operacionit 'Hackers' në Tiranë, rezulton të jetë në profesion mësues Historie-Gjeografie në Fushë Arrëz.

Liridon Peka dhe Pashuk Alia u vunë në pranga pasi hakeronin llogaritë në rrjetet sociale i shantazhonin qytetarët duke u kërkuar para për t’ia rikthyer sërish. Ata kërkonin 900 euro për të rikthyer adresën e vjedhur të llogarive sociale. Skema funksiononte në këtë mënyrë. Viktimat duhet t’i paguanin Pekës, para të cilat ai i merrte nëpërmjet Aliajt. 59-vjeçari shkonte dhe bënte tërheqjen e parave për t’iu rikthyer më pas llogaritë e rrjeteve sociale. Profesori merrte nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë të cilat ja jepte Liridon Peka si shpërblim.

Liridoni rezulton vëllai i Erenik Pekës, person i proceduar vite më parë për mashtrim e ndërhyrje të paligjshme në rrjetet kompjuterike.

liridon peka pashuk alia

Sondazh

Poll