Aktualitet

I humbin një shumë parash, i zoti i shtëpisë në Poliçan akuzon punëtorin për vjedhje

Ai e ka akuzuar pasi sipas tij 42-vjeçari i ka vjedhur një shumë parash ndërkohë që ishte duke punuar si usta në shtëpinë e personit.

17 Qershor 2022, 14:19 Nga j.c
I humbin një shumë parash, i zoti i shtëpisë në
Foto ilustruese

BERAT- Një 42-vjeçar në Poliçan është kallëzuar penalisht nga një person pasi i ka vjedhur një shumë parash. Ai e ka akuzuar pasi sipas tij, 42-vjeçari i ka vjedhur një shumë parash ndërkohë që ishte duke punuar si usta në shtëpinë e të riut.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. S., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. K., se dyshon që 42-vjeçari, gjatë kohës që ka kryer disa punime në banesën e shtetasit J. K., i ka vjedhur një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

polican vjedhje

Sondazh

Poll