Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

E po ashtu, ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

17 Qershor 2022, 13:45 Nga k.m.
Emërohet drejtori i  ri i Policisë së Burgjeve
Paulin Rajta

TIRANË- Paulin Rajta është emëruar këtë të premte si drejtor i Policisë së Burgjeve nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi.

E po ashtu, ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Ka kryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike. Së fundmi, Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë. 

paulin rajta drejtori i ri i policisë së burgjeve

Sondazh

Poll