Aktualitet

Arrestohet një 36-vjeçar në Tiranë, vidhte makina me çelësa të klonuara

Në Rrugën e Durrësit, në bazë të informacioneve policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit të identifikuar me inicialet K. S., dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.  

17 Qershor 2022, 14:07 Nga j.c
Arrestohet një 36-vjeçar në Tiranë, vidhte makina me
Foto ilustruese

TIRANË- Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Në vijim të operacionit policor të koduar “Cloned Key” janë arrestuar tre persona dhe 2 të tjetërë janë shpallur në kërkim. 36-vjeçar i arrestuar ishte i shpallur më para në kërkim të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete me atë të çelësave të klonuar.

Në Rrugën e Durrësit, në bazë të informacioneve policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit të identifikuar me inicialet K. S., dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.  

Gjatë shoqërimit, 36-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit  e Policisë, së bashku me vëllanë e tij, 41-vjeçar me inicale I. S. Ai do të procedohet penalisht në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale. Personat sipas policisë gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë Vijon operacioni policor i koduar “Cloned key”, shkon në 4 numri i personave të arrestuar.  Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 36-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.Gjatë shoqërimit, 36-vjeçari dhe vëllai i tij kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.Në kuadër të operacionit “Cloned key”, që u zhvillua para disa javësh, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete me atë të çelësave të klonuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij. Në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. S., 36 vjeç, për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.  Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit  e Policisë, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin I. S., 41 vjeç, i cili në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale. Shtetasi K. S., në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit. Vijon puna për kapjen e shetasit tjetër të shpallur në kërkim.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni

Sondazh

Poll