Aktualitet

Kanosi policin në krye të detyrës, në kërkim 31-vjeçari nga Durrësi

I riu me inicialet Xh.M., është shpallur në kërkim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. 

17 Qershor 2022, 14:00 Nga k.m.
Kanosi policin në krye të detyrës, në kërkim
Foto ilustruese

DURRËS- Një 31-vjeçar që ka kanosur një oficer policie është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. I riu me inicialet Xh.M., është shpallur në kërkim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një oficer policie. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

durrës policia e durrësit

Sondazh

Poll