Aktualitet

Porositi Dumanin t’i vrisnin ish-gruan, Artan Hoxha: Bengasi nxorri Kasandër Nogën nga burgu

Artan Hoxha tha se familjet kanë vite që përplaset me njëra-tjetrën duke shkaktuar një numër të madh viktimash deri më tani.

17 Qershor 2022, 14:36 Nga k.m.
Porositi Dumanin t’i vrisnin ish-gruan, Artan Hoxha: Bengasi nxorri
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbardhi detaje tronditëse nga hasmëria 20-vjeçare mes familjes së Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut, i cili vijoi sëfundmi edhe me atentatin ndaj këtij të fundit. I ftuar në Abc Live, Hoxha tha se familjet kanë vite që përplaset me njëra-tjetrën duke shkaktuar një numër të madh viktimash deri më tani, ndërsa shtoi se avokati që mbrojti Nogën duke e nxjerrë më pas në liri me kusht ishte pikërisht avokati, emri i të cilit doli nga "Plumbi i Artë", Alban Bengasi.

Ky i fundit përmendet nga Nuredin Dumani në dëshminë e tij për prokurorët e SPAK, ku sipas tij, kishte porositur vrasjen e ish-bashkëshortes, Blerta Ruçi. Në fillim, avokati kërkoi dhunimin e ish-gruas, të cilës i kishte marrë edhe kujdestarinë e fëmijëve, e më pas duke i ofruar atij 120 mijë euro për ta vrarë, pasi sipas tij e kishe tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij për hetuesit, thotë se nuk e kishte pranuar këtë ofertë, por Alban Bengasi i kishte thënë se nëse nuk e merrte ai, “punën” do t’ia jepte Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe edhe si “I forti Myslym Shyrit”. Teksa bisedonin, Bengasi u kishte thënë që të mos shqetësoheshin se askush në Polici nuk do të hapte çështje për rrahjen e ish-gruas së tij. Siç thekson SPAK në dosje, vërtetë policia nuk e regjistroi denoncimin e Blerta Ruçit për dhunën e ushtruar ndaj saj, por për arsye që nuk dihet, u anulua edhe atentati ndaj saj.

Sondazh

Poll