Aktualitet

Po gjykohej për dhunë në familje, 47-vjeçari shqiptar kërcënon prokuroren në Greqi: Do të vras

Gjithçka ka ndodhur të mërkurën në mëngjes ku 47-vjeçari shqiptar po shoqërohej drejt sallës së gjyqit ku do të dilte para drejtësisë. Ai është hasur në koridor me prokuroren e çështjes dhe menjëherë ka filluar ta kërcënojë dhe ofendojë.

17 Qershor 2022, 14:22 Nga d.a
Po gjykohej për dhunë në familje, 47-vjeçari shqiptar
Foto Ilustruese

GREQI- Një 47-vjeçar shqiptar ka kërcënuar prokuroren grek para fillimit të seancës ku ai ishte i pandehur pas denoncimit për dhunë në familje.

Sipas mediave vendase, gjithçka ka ndodhur të mërkurën në mëngjes ku 47-vjeçari shqiptar po debatonte me ish-vjehrrën dhe ish-gruan teksa shoqërohej drejt sallës së gjyqit ku do të dilte para drejtësisë. Ai është hasur në koridor me prokuroren e çështjes dhe menjëherë ka filluar ta kërcënojë dhe ofendojë.

“Do të të vras dhe do të të çoj në burg”,- i tha 47-vjeçari prokurores.

Gjykimi përfundimisht u ndërpre, pasi prokurorja vendosi të bëjë kallëzim ndaj tij, por edhe për shkak të pranimit të kërkesës për ndjekjen e procedurës së ndërmjetësimit penal për incidentet familjare.

Më 18 qershor 2021, shqiptari kishte sulmuar vjehrrën e tij 56-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, duke e goditur me duar në fytyrë dhe pak ditë më vonë, më 22 qershor, ai e kishte kërcënuar se do ta vriste duke përdorur një thikë kuzhine. 47-vjeçari ka një të kaluar të trazuar, pasi përballet me probleme psikologjike. Në fakt, ai u mbyll në një spital psikiatrik, nga i cili u arratis! Gjatë kohës që ishte jashtë burgut, vazhdimisht shkaktonte incidente jo vetëm te vjehërrit, por edhe te bashkëshortja.

Ngjarja me kërcënimet e paprecedentë ndaj një gjyqtari vjen pak ditë pas atij që ndodhi në fillim të muajit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Kos, ku një palë gjuajti me gur gjyqtarët, duke plagosur sekretaren e gjykatës!

47-vjeçari shqiptar greqi

Sondazh

Poll