Aktualitet

Avokati i "VIP-ave" trembte ish-gruan përmes kriminelëve, i ndaloi të shihte e fëmijët

Në maj të vitit 2020, kësaj herë avokati Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur, gjë që e çoi aty ku nuk mbante më.

19 Maj 2022, 17:01 Nga DOSJA
Avokati i "VIP-ave" trembte ish-gruan përmes kriminelëve, i

TIRANË- Të tjera detaje zbulohen nga super-aksioni i SPAK i nisur ditën e sotme në Elbasan dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërsa mësohet se mes 32 urdhër-arresteve të lëshuara, janë edhe emrat e avokatit të njohur të VIP-ave, Alban Bengasi. Ky i fundit, mendohet se ka manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pra në përfundim, pas hekurave kanë përfunduar persona që nuk kanë pasur lidhje me veprat kriminale për të cilat janë akuzuar. Por jo vetëm kaq!

Pas divorcit me gruan e tij, Blerta Bengasi në vitin 2020, me të cilën ka dy djem, 9 dhe 20 vjeç. Pas 19 vitesh martesë, të dy u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët cdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por që nga muaji mars i atij vitit, ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia kishte lënë më të ëmës t’i shihte fëmijët. Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar. Mbaroi me kaq? Jo!

Në maj të vitit 2020, kësaj herë avokati Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur, gjë që e çoi aty ku nuk mbante më. Në dosjen e SPAK, raportohet se Bengasi kishte kërkuar nga anëtarët e një bande kriminale që të hidhte në erë makinën e ish-gruas. Jo për ta lënduar, por për ta trembur.   

Sot, 18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011.

Në total janë lëshuar 32 masa arresti. Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll