Aktualitet

'Barbas' dhe 'Pelado'/ FOTO- Këto janë dy shqiptarët e kërkuar në Peru për 2.2 ton kokainë

Dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, të cilët shkuan në Peru me qëllim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë.

17 Qershor 2022, 13:25 Nga A.B
'Barbas' dhe 'Pelado'/ FOTO- Këto janë dy
Barbas dhe Pelado

TIRANË- Fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”, janë bërë publike nga mediat në Peru. Dy shqiptarët që u kapën me 2.2 ton kokainë në Peru që kishin si destinacion Holandën janë identifikuar nga autoritetet peruane.

Dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, të cilët shkuan në Peru me qëllim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën.

Mediat shkruajnë se prania e trafikantëve shqiptarë në Ekuador është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit. Mes mafias shqiptare dhe asaj kolumbiane dhe meksikane kanë shpërthyer përplasjet e dhunshme. Për këtë arsye, mafia shqiptare po zhvendoset në Peru, për shkak se prodhimi i kokainës është në rritje dhe situata nuk është shumë e komplikuar si në Ekuador. Gazeta thekson rastin e vrasjes së Ergys Dashit si shembullin e fundit të përplasjeve të dhunshme në Ekuador.

'Prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është rritur më e fortë në dekadën e fundit. Këto organizata përfitojnë nga eksportet e frutave dhe produkteve të tjera bujqësore në Evropë, për të infiltruar kokainën në sasi të mëdha. Megjithatë, episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan, sepse prodhimi i kokainës në vend është rritur dhe ka një furnizim më të madh.'- shkruhet në mediat e huaja. 

Të dy, të njohur si 'Barbas' (Mjekrroshi) dhe 'Pelado' (Çerri), hynë ilegalisht në Peru duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos. Shqiptarët zunë dhoma në hotelin QP Hotels Trujillo, në El Golf. 7 persona janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptar janë shpallur në kërkim si pjesmarrës në bandën e transportit të drogës.

franc malo gentjan meta los balcanes

Sondazh

Poll