Bota

Marrja e statusit kandidat, Zelenskyy: Rruga e anëtarësimit në BE do ta afrojë fitoren tonë

Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentes Ursula von der Leyen dhe çdo anëtari të KE-së për këtë vendim historik për vendin e tij.

17 Qershor 2022, 13:48 Nga d.a
Marrja e statusit kandidat, Zelenskyy: Rruga e anëtarësimit në BE
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pak minuta më parë se rekomandimi i Komisionit Evropian që Ukrainës t'i jepet "statusi kandidat" në BE do ta afronte vendin e tij drejt fitores në luftën kundër pushtimit rus.

"Unë përgëzoj përfundimin pozitiv të @EU_Commission për statusin e kandidatit të [Ukrainës]. Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë Fitoren tonë.”-tha ai.

Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentes Ursula von der Leyen dhe çdo anëtari të KE-së për këtë vendim historik për vendin e tij.

"Pres rezultat pozitiv nga #EUCO [Këshilli Evropian] javën e ardhshme."-shtoi ai.

Ndërkohë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha gjithashtu se ai është "mirënjohës" për vendimin e marrë nga KE sot për Ukrainën.

Mirënjohës @vonderleyen për këtë vendim!. Do të përshpejtojë procesin e integrimit të plotë [ukrainas] në tregun e brendshëm [evropian] dhe do të shoqërojë në mënyrë efektive rimëkëmbjen e #Ukrainës sipas standardeve të BE-së.” -shkroi ai në Twitter.

Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht që Ukrainës ti jepet statusi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke sjellë shpresat e saj për t'u bashkuar një hap më afër. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur në një konferencë shtypi pas njoftimit se Komisioni ka propozuar që Ukraina të bëhet një kandidate për anëtarësim në BE.

volodymyr zelenskyy ukraina kandidate ne be

Sondazh

Poll