Bota

Protesta në Indi, policia dhunon protestuesit mysliman

Pamjet shqetësuese tregojnë dy policë indianë që sulmojnë një grup burrash myslimanë në paraburgim.

17 Qershor 2022, 12:58 Nga j.c

Protesta në Indi, policia dhunon protestuesit mysliman

INDI- Një video që tregon policinë indiane duke rrahur një grup myslimanësh në paraburgim është duke bërë xhiron në rrjet ndërkohë që është shpërndarë edhe nga një anëtar i zgjedhur i partisë BJP në pushtet.

Sipas BBC, nuk është marrë asnjë masë ndaj oficerëve të përfshirë. Familjet e atyre që u sulmuan thonë se të dashurit e tyre janë të pafajshëm dhe duhet të lirohen. Motra e një prej personave të cilët u rrahën shpërthen në lot dhei dridhën duart në momentin që shikon videon rrëqethëse se si oficerët e rrahin vëllain e saj të vogël Saifi.

"Ky është vëllai im, po e rrahin shumë, po bërtet shumë. Unë as nuk mund ta shikoj këtë, ai po goditet aq keq," -thotë ajo.

Pamjet shqetësuese tregojnë dy policë indianë që sulmojnë një grup burrash myslimanë në paraburgim. Në video oficerët shihen teksa godasin burrat me shufra hekuri. 24-vjeçari Saif, ishte një nga dhjetëra burrat myslimanë që u kapën dhe u ndaluan nga policia javën e kaluar ku mijëra demonstruan në xhaminë e qytetit pas lutjeve të së Premtes. Ata iu bashkuar protestave mbarëkombëtare lidhur me vërejtjet nxitëse për Profetin Muhamed të bëra nga Nupur Sharma, një zëdhënës kombëtar i Partisë nacionaliste hindu Bharatiya Janata (BJP) në pushtet.

nupur sharma

Sondazh

Poll