Bota

Studim britanik: Varianti Omicron ul rrezikun e ‘Covidit të gjatë’, simptomat zgjasin shumë pak

Zyrtarët vlerësojnë se Covid prej kohësh ka prekur të paktën dy milionë njerëz në MB

17 Qershor 2022, 12:39 Nga d.d
Studim britanik: Varianti Omicron ul rrezikun e ‘Covidit të
Foto ilustruese

 BRITANI E MADHE-Një ekip studiuesish nga universiteti King's College në Londër, kanë stuadiar variantet e Covid-19. Studimi i tyre ka treguar se varianti i Omicron është me simptoma më të lehta se varianti Delta ose “Covid i gjatë”.

Numri i madh i infeksioneve të reja gjatë valës Omicron "e mposhti plotësisht" rrezikun potencial më të ulët të variantit për Covid të gjatë,” tha Kevin McConëay, profesor emeritus i statistikave të aplikuara,

Studiuesit u përpoqën të merrnin parasysh variabla të tjerë, si për shembull sa kohë më parë dikush ishte vaksinuar kundër Covid, por është e pamundur të jemi të sigurt se ndryshimi midis varianteve shkaktoi diferencën.

Sipas BBC, studiuesi kryesor Dr Claire Steves tha: "Varianti Omicron duket shumë më pak i mundshëm për të shkaktuar Covid të gjatë sesa variantet e mëparshme, një në çdo 23 njerëz që kapet Covid-19 vazhdon të ketë simptoma për më shumë se katër javë".

Zyrtarët vlerësojnë se Covid prej kohësh ka prekur të paktën dy milionë njerëz në MB.

Shumica e njerëzve që infektohen me Covid nuk sëmuren rëndë por nuk përmirësohen aq shpejt, disa kanë probleme afatgjata pas shërimit nga infeksioni.

 

covid-19 king's college

Sondazh

Poll