Bota

KE e rekomandon: Ukrainës t'i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur në një konferencë shtypi pas njoftimit se Komisioni ka propozuar që Ukraina të bëhet një kandidate për anëtarësim në BE.

17 Qershor 2022, 12:08 Nga d.a
KE e rekomandon: Ukrainës t'i jepet statusi kandidat për
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht që Ukrainës ti jepet statusi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke sjellë shpresat e saj për t'u bashkuar një hap më afër.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur në një konferencë shtypi pas njoftimit se Komisioni ka propozuar që Ukraina të bëhet një kandidate për anëtarësim në BE.

"Ne kemi një mesazh të qartë dhe kjo është, po, Ukraina meriton perspektivën evropiane, po, Ukraina duhet të mirëpritet si një vend kandidat."-tha von der Leyen.

Ajo tha se vendimi ishte bazuar në të kuptuarit se vendi do të kryejë një sërë reformash të mëtejshme.

"Procesi i arritjes së anëtarësimit në BE është i bazuar në merita, kështu që ai shkon sipas librit dhe përparimi varet tërësisht nga Ukraina. Pra, është Ukraina ajo që e ka në duart e saj.”-shtoi ajo.

Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka rekomanduar që Ukraina dhe fqinji i saj, Moldavia, të caktohen kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Asnjëherë më parë nuk është dhënë kaq shpejt një opinion për kandidaturën në BE, i cili duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare.

komisioni evropian ukraina kandidate ne be

Sondazh

Poll