Bota

FOTOT/ Shtrirë nga overdoza dhe të pastrehë, ç'po ndodh në shtetin ku u lejuan drogërat e forta

Sipas burimeve zyrtare varësia nga droga po rritet në të gjithë shtetin ndërkohë renditet si vendi i dytë në SHBA për abuzimin e substancave.

17 Qershor 2022, 13:31 Nga j.c
FOTOT/ Shtrirë nga overdoza dhe të pastrehë, ç'po
Oregano

OREGON- Rrugët e qendrës së Portland, Oregon janë kthyer në një “treg droge” që pas miratimit të përdorimit vetja të drogërave. Përdorimi i heroinës, meta dhe fentanilit është i shfrenuar dhe shpesh i dukshëm në rrugët e qytetit. Sipas Daily mail, punonjësit e policisë së Portland kanë deklaruar se rrugët janë të mbushura me persona të pastrehë që janë të varur nga substancat narkotike.

Sipas burimeve zyrtare varësia nga droga po rritet në të gjithë shtetin ndërkohë renditet si vendi i dytë në SHBA për abuzimin e substancave. Një në pesë persona të rritur është i varur nga substancat narkotike. Në fotot e postuara duke situata e trishtë në të cilën ndodhen të rinjtë, disa të shtrirë në tokë e të tjerë me shiringa në duar. Skena e tmerrshme vjen 16 muaj pasi ligji u votua me 58.8 për qind për mbështetjen e drogërave të forta. 

Vdekjet nga mbidoza e drogës arritën një nivel të lartë të të gjitha kohërave në 2021 me 1069, një rritje prej 41% nga viti 2020. Dhe shumë pak njerëz po marrin trajtim. Sipas Raportit të Lund, pas një viti, vetëm 136 persona kishin hyrë në trajtim edhe pse numri aktual mund të jetë më i ulët.

Oregon ishte shteti i parë në Shtetet e Bashkuara që dekriminalizoi posedimin e sasive të heroinës, metamfetaminës, LSD-së, oksikodonit dhe drogave të tjera për përdorim personal, pasi votuesit miratuan një masë votimi në vitin 2020 për dekriminalizimin e drogave të forta.

droga ne oregon shba

Sondazh

Poll