Bota

Ohër, vijon dita e dytë e Forumit të Prespës për Dialog, Kovaçevski hap seancën e rradhës

Gjatë ditës së sotme kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski ka hapur seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”.

17 Qershor 2022, 13:05 Nga d.a
Ohër, vijon dita e dytë e Forumit të Prespës për
Forumi i Prespes

MAQEDONIA E VERIUT-Sot në Ohër është duke u mbajtur dita e dytë e konferencës dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog.

Gjatë ditës së sotme kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski ka hapur seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”.

Në panel-sesion përveç Kovaçevskit marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë dhe të tjerë.

Konferenca në fjalë këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe disa presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, që do të diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, Forumi i Prespës për Dialog përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Marrëveshja e Prespës, e cila është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, i ka hapur më pas rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

forumi i prespes 2022 dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll