Bota

Përfundon takimi i Kurtit me veteranët e UÇK-së, Klinaku: S'ka marrëveshje, vijojmë protestat

Pas përfundimit të takimi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, tha se nuk kanë arritur një dakordësi për kërkesat e tyre ndaj dhe ata dio të vijojnë me protestat.

17 Qershor 2022, 12:54 Nga d.a
Përfundon takimi i Kurtit me veteranët e UÇK-së, Klinaku:
Faton Klinaku

KOSOVË- Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së rreth orës 9 kanë mbërritur në zyrën e kryeministri Albin Kurti dhe pas më shumë se 3 orësh bisedime duket se nuk kanë arritur në një marrëveshje.

Pas përfundimit të takimi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, tha se nuk kanë arritur një dakordësi për kërkesat e tyre ndaj dhe ata dio të vijojnë me protestat.

Klinaku u shpreh se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një propozim organizatave të dala nga lufta e UÇK-së me shkrim. Sipas përfaqësuesve të këtyre organizatave është diskutuar edhe për listat e veteranëve, që Kurti pretendon se janë të fryra, por që ata kanë thënë se duhet të lihet gjykata të flasë për këtë çështje.

Takimi u zhvillua me ftesë të Kurtit i cili dje gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se do të anulonte pjesmarrjen e tij në Forumin e Prespës për të pritur në takim veteranët.

Dje u zhvillua protesta e dytë e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, kjo pasi ata nuk u përfshin në projektligjin për Pagën Minimale, i cili ka kaluar në parim, para disa ditësh.

Protesta është mbështetur dhe nga partitë opozitare si PDK dhe AAK, duke penguar dhe mbajtjen e seancës së djeshme ku ka patur dhe përplasje e debate mes tyre dhe kryeministrit Kurti.

faton klinaku protesta e veteraneve te uçk-se veteranet e uçk-se takojne kurtin

Sondazh

Poll