Bota

"Akullnajat po shkrijnë"/ Nepali do të zhvendosë kampin e tij në malin Everestit

Sipas BBC, në këtë kamp shkojnë rreth 1,500 njerëz në sezonin e ngjitjeve në pranverë, ndodhet në akullnajën Khumbu.

17 Qershor 2022, 13:30 Nga d.d
"Akullnajat po shkrijnë"/ Nepali do të zhvendosë kampin
Kampi ne Napali

AZIA JUGORE-Nepali po përgatitet të zhvendosë kampin e tij në malin Everest, për shkak të ngrohjes globale dhe aktivitetit njerëzor të cilin e bëjnë atë të pasigurt. Sipas BBC, në këtë kamp shkojnë rreth 1,500 njerëz në sezonin e ngjitjeve në pranverë, ndodhet në akullnajën Khumbu.

“Tani po përgatitemi për zhvendosjen dhe së shpejti do të fillojmë konsultimet.Në thelb ka të bëjë me përshtatjen me ndryshimet që po shohim në kampin bazë dhe është bërë thelbësore për qëndrueshmërinë e vetë biznesit të alpinizmit.Kampi aktualisht ndodhet në një lartësi prej 5,364 m. E reja do të jetë 200 deri 400 metra më e ulët,"- tha Taranath Adhikari drejtor i përgjithshëm i departamentit të turizmit të Nepalit.

Një vend i ri do të gjendet në një lartësi më të ulët, ku nuk ka akull gjatë gjithë vitit. Studiuesit thonë se uji i shkrirë destabilizon akullnajën. Planet ndjekin rekomandimet e një komiteti të formuar nga qeveria e Nepalit për të lehtësuar dhe monitoruar alpinizmin në rajonin e Everestit.

 

mali everest taranath adhikari

Sondazh

Poll