Bota

Glauk Konjufca shkon sot në Hagë, takon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Konjufca ka deklaruar se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK’së pasi për pak ata bëjnë dy vite si të paraburgosur ndëqrkohë nuk është vendosur asgjë.

17 Qershor 2022, 11:26 Nga j.c
Glauk Konjufca shkon sot në Hagë, takon ish-krerët e
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovë Glauk Konjufca, do shkojë sot në Hagë për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin e njoftoi para disa ditësh këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili ka njoftuar gjithashtu se ai do të jetë i pranishëm gjatë vizitës.

"Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”-tha Kërçeli.

Më herët, Konjufca ka deklaruar se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK’së pasi për pak ata bëjnë dy vite si të paraburgosur ndërkohë nuk është vendosur asgjë.

"Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”-ka deklaruar Konjufca.

glauk konjufca

Sondazh

Poll