Aktualitet

ME VD- Dash Sula flet, ikin dritat tek Komisioni i Refomës Zgjedhore, deputetët në terr

Megjithatë, energjia elektrike nuk mungoi për shumë gjatë, pasi u rikthye në kohë, ndërsa deputetët e kaluan situatën me të qeshura.

17 Qershor 2022, 12:11 Nga k.m.
ME VD- Dash Sula flet, ikin dritat tek Komisioni i Refomës Zgjedhore,
Komisioni

TIRANË- Ikin dritat tek Komisioni i Refomës Zgjedhore. Teksa në mbledhjen e sotme, fjalën e kishte marrë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një moment dritat ikën. Megjithatë, energjia elektrike nuk mungoi për shumë gjatë, pasi u rikthye në kohë, ndërsa deputetët e kaluan situatën me të qeshura.

Edhe pse, ky episod ka ndodhur disa herë në mbledhjet në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, sërish duket se nuk janë marrë masa për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur problemin. 

komisioni i reformes zgjedhore 2022

Sondazh

Poll