Aktualitet

Makina e kthyer përmbys! PAMJE nga rezervuari i Çekrezës, brenda u mbytën dy të rinjtë

Erjon Muça dhe Flora Gjinaj, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, janë nxjerrë nga polumbarët nga mjeti ku ndërruan jetë.

17 Qershor 2022, 11:05 Nga k.m.
Makina e kthyer përmbys! PAMJE nga rezervuari i Çekrezës,
Makina e mbytur në Çekrezë

TIRANË- Dalin pamjet nga vendi ku u mbytën dy të rinjtë në Tiranë. Dy të rinj kanë humbur jetën këtë të premte në Tiranë, pasi makina e tyre është fundosur në rezervuarin e Çekrezës mëngjesin e sotëm. Erjon Muça dhe Flora Gjinaj, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, janë nxjerrë nga polumbarët nga mjeti ku ndërruan jetë. 

Viktimat janë banorë të zonës dhe dyshimet e para sipas informacioneve janë se ngjarja është aksident, por nuk dihen rrethanat sesi kanë përfunduar në fund të rezervuarit. Ngjarja e rëndë është raportuar në polici mëngjesin e sotëm nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili ka njoftuar Policinë edhe shërbimet zjarrfikëse.

flora gjinaj erjon muca mbyten te rinjte ne cekreze

Sondazh

Poll