Aktualitet

Presidenti Meta takohet me homologun e tij Ilham Aliyev në Azerbajxhan/Bisedojnë për zhvillimin e gazsjellësit TAP

Në fokus të bisedimeve të dy presidentëve ka qenë gazësjellësi TAP si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP

17 Qershor 2022, 11:13 Nga d.d

 

Presidenti Meta takohet me homologun e tij Ilham Aliyev në
Ilham Aliyev, Ilir Meta

 

AZERBAIXHAN-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar Bakun teksa është pritur nga homologu i tij Ilham Aliyev. Ky ishte takimi i dytë i tyre pas atij të vitit 2019, ku Meta është pritur në Azerbajxhan.

Sipas mediave teë huaja, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.

Dy vendet vitin e ardhshëm do të mbushin 30 vjet që kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre.

Në fokus të bisedimeve të dy presidentëve ka qenë gazësjellësi TAP si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Gjkatë bisedës ata theksuan bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve.

Gazsjellësi Trans Adriatik është një infrastrukturë e gazit natyror që shtrihet nga kufiri greko-turk deri në Italinë Jugore, duke i mundësuar palëve të interesuara tregtimin e gazit në disa vende evropiane. TAP është një rrugë transportimi e drejtpërdrejtë dhe me kosto efikase, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit  

 

ilham aliyev ilir meta azerbaixhan

Sondazh

Poll